18/05/2024
Kosovë

Kosovë/ Vdes një grua në repartin e Gjinekologjisë

    Një grua vdiq në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Prizrenit.

    Sipas mjekëve, gruaja ishte në gjendje të rëndë kur erdhi në spital. Hetimet kanë nisur për rrethanat.

    “Në repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal Prizren, ka ndërruar jetë viktima femër. Sipas mjekëve viktima ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia e Kosoves.