18/05/2024
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

    Kryetari i BDI Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për zgjedhore parlamentare ka qëndruar edhe në Shipkovicë.

     

    Para qytetarëve, Ahmeti tha se banorët e Shipkovicës e kanë ndarë bukën dhe kripën me UÇK-në.

     

    Në vazhdim ju sjellim fjalimin e kryetarit të BDI, z. Ali Ahmeti:

     

    Bukë, e kripë, e zemër, Shipkovica i ka nda me ne, me UÇK. Shipkovica u bë metropol i diplomacisë. Përfaqësuesi i NATO më tha se kishte vizituar dy qendra dhe kjo është e treta, kishte qenë në Beograd pastaj në Prishtinë dhe në Shipkovicë, ai e tha nuk e thash unë.

    Më thotë Shipkovica ka qenë në qendër të vëmendjes të takimeve dhe vetëm malësia e din se ky teritor ka qenë i njohur në gjithë zyrat europiane dhe amerikane në kohë të vështira.