14/11/2024
Botë

Krijuesi i “Dragon Ball”, ndahet nga jeta papritur Akira Toriyama

    Krijuesi i Dragon Ball, një prej komikeve japoneze më me ndikim dhe më të shitur të të gjitha kohërave, ka vdekur në moshën 68-vjeçare.

    Mediat e huaja bëjnë me dije se Akira Toriyama pësoi një hematomë akute subdurale, një lloj gjakderdhjeje pranë trurit.

    Uebfaqja e Dragon Ball bën me dije se Akira Toriyama ndërroi jetë me datë 1 mars, ndrërsa lajmi është bërë me dije ditën e sotme.

    Fansat i kanë bërë homazhe Toriyama për krijimin e personazheve që janë bërë pjesë e fëmijërisë së tyre.

    Seriali komik Dragon Ball debutoi në vitin 1984. Dragon Ball është jashtëzakonisht i popullarizuar në mbarë botën dhe seriali komik ka prodhuar gjithashtu versione vizatimore dhe filmash.

    I lindur në Nagoya, Japoni në vitin 1955, Toriyama hyri në botën e librave komik në fillim të viteve 1980 me Dr. Slump, i cili tregon historinë e një vajze të vogël roboti Arale dhe krijuesit të saj shkencëtar.