27/04/2024
Kosovë Lajme

Haziri për qeverisjen e VV-së në Gjilan: Mirësevini në Komunën e Skandaleve

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vazhdon me kritika ndaj qeverisjes komunale në Gjilan nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Ai thotë se për tri vjet qeverisje nga ana e LVV-së në Gjilan, janë regjistruar skandale financiare, skandale në prokurim, në transparencë, në punësime etj.

    Ai komunën e Gjilanit e quan, “komunë të skandaleve” për shkak të qeverisjes atje.

    Postimi i tij i plotë:

    Tash kur kemi hyrë në vitin e 3-të të qeverisjes së LVV-së në komunën e Gjilanit, vazhdohet ende me animacione dhe 3D projektet.

    Ndërsa në realitet kemi:

    – Skandale financiare ( investimet kapitale )

    – Skandale me punësimet me kontrata në vepër

    – Skandale në Prokurim ( kurdisjet e tenderëve )

    – Skandale në transparencë (përjashtimi nga përfitimi i granteve i komunës së Gjilanit)

    – Skandale në punësim (punësime familjare dhe partiake)

    – Skandale në shpërndarje të granteve në Kulturë, Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi

    – Skandale në ato pak punë të bëra (rruga Gjilan – Kllokot)

    – Skandal me mosfunksionimin dhe mosmirëmbajtjen e Fshatit Social në Zabel

    – Skandal me projektet e hyrje-daljeve të qytetit

    – Skandal me stadiumin e qytetit

    – Skandal, Skandal, Skandal…

    Mirë se vini në Komunën e Skandaleve!

    Leave a Reply