10/05/2024
Magazina ShowBiz

Ndarja nga Besi, cili është raporti i Xhensilës me familjen e tij

        

    Pak javë më parë, motra e Bes Kallakut Anna Kallaku, gjatë një interviste, nuk kaloi pa u pyetur edhe për raportin me Xhensilës.

    Anna Kallaku foli me shumë respekt dhe konsideratë për kunatën.

    “Marrëdhëniet kanë qenë dhe janë shumë mirë”, u shpreh ajo.

    Duket se të njëjtin respekt e gëzon edhe Xhensila për Anna Kallkun, pasi ndryshe nga Besin ajo vazhdon të ndjekë në “Instagram” (ish) kunatën e saj.

    Prej rreth 3 vitesh, marrëdhënia e Besit dhe Xhensilës, vihet herë pas here në pikpyetje e diskutohet për ndarje.

    Por këtë herë ishin vetë ata që dhanë shenjat se diçka nuk shkon.

    Këtë e bënë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk është shumë të themi se “Instagrami” është bërë një burim i pandashëm i vip-ave tanë, ku tregojnë shumë nga jeta personale dhe profesionale.

    Leave a Reply