Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Egnatia, Vllaznia, Kukësi dhe Tirana kanë mësuar kundërshtarët e tyre në këtë fazë të kompeticionit.
Nga hedhja e shortit janë rezervuar përballje interesante, teksa goglat kanë vënë përballë Kukësin dhe Tiranën. Në ndeshjen e dytë do të sfidohen Egnatia – Vllaznia.
Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill. Ndërsa takimet e dyta do të zhvillohen më 24 prill, ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë.
A ju