21/07/2024
Lajme Shqipëri

Fëmijët i vranë burrin, si nëna e Blerina Metës vrau në 2010-ën vjehrrën dhe plagosi bashkëshortin

    Krimi në Shënavlash të Durrësit, ku fëmijët bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të vrarë babanë, nxjerr në pah dhe një tjetër ngjarje kriminale që lidhet me këtë familje.

    Mësohet se nëna e Blerina Metës, bashkëshortja e Pëllumb Metës, vrau vite më parë vjehrrën e saj dhe plagosi burrin.

    Ngjarja ndodhi në Maj të vitit 2010 në Kurbin. Pas një sherri në familje, Sanije Tuga, mori armën dhe qëlloi me breshëri mbi vjehrrën e saj Beharen dhe burrin e saj, Bajftjarin, duke lënë të vdekur në vend të moshuarën dhe plagosi rëndë burrin.

    Pasi bëri 6 vite burg, mësohet se Sanije Tuga, ishte kthyer sërish në familjen e burrit të saj.