18/05/2024
Botë

Bie Facebook, Instagram dhe Messenger

    Përdoruesit e Instagram, Facebook dhe Messenger kanë raportuar se platformat kanë pësuar ndërprerje.

    Mijëra përdorues raportuan se kishin probleme me aksesin në rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe Messenger.

    Rrjetet sociale të META, prej disa minutash kanë rënë dhe askush nuk mund të ketë akses. Në rastin e Facebook, sapo futesh në faqe aplikacioni ju nxjerr automatikisht dhe nuk kemi mundësi të riaksesoheni.

    Nga ana tjetër, Instagrami ka probleme me ngarkimin e furnizimit dhe historitë nuk shfaqen fare. Ende nuk ka një reagim nga kompania META në lidhje me këtë problematikë.