14/05/2024
Lajme Maqedoni

A do të largohet nga politika? Përgjigjet Kovaçevski

    “Emrat e bartësve të listave për deputetë dhe kandidatëve për deputetë do të dihen në fund të marsit kur do të mbahet seanca e kongresit të LSDM-së”, njoftoi sot lideri i partisë Dimitar Kovaçevski. Kongresi, siç tha ai, do të mbahet në fillim të javës së fundit të marsit.

    Ai tha se bartës të listave parlamentare të LSDM-së do të jenë kuadro partiake me përvojë që kanë mbajtur pozita të larta në parti dhe në shtet në të kaluarën.

    Lidhur me komentin e ministrit të BDI-së, Kreshnik Bekteshit se kush i humb zgjedhjet duhet të tërhiqet nga politika, para së gjithash për partitë opozitare shqiptare, Kovaçevski tha se është njësoj si kur një ekip futbolli humbet një ndeshje, kështu që të gjithë ata futbollistë të mos luajnë futboll.

    “Në LSDM jam që nga viti 1994 dhe që atëherë LSDM ka fituar zgjedhjet dhe ka pasur rezultate më pak të suksesshme. Nëse një ekip futbolli humbet një ndeshje, atëherë të gjithë ata futbollistë dhe trajnerë nuk duhet të luajnë më kurrë futboll. Politikanët merren me politikë, ofrojnë zgjidhje, qytetarët vlerësojnë se çfarë është në interesin e tyre, përkrahin njërën apo tjetrën parti politike, shpesh edhe kandidatë të pavarur”, u përgjigj Kovaçevsk