16/05/2024
Shqipëri

Ekzekutohet në oborrin e banesës, ish polici i burgjeve

    Ish polici i burgjeve Gentian Bejtja është ekzekutuar ditën e sotme në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës. Burime për mediat bëjnë me dije se Bejtja është qëlluar ne armë zjarri sapo ka shkelur në oborrin e banesës së tij. Ende nuk dihen detajet e ngjarjes, por Bejtja ka qenë shenjestër në Krujë gjatë verës së 2023, por i shpëtoi plumbave. Ish-polici kishte shpëtuar disa herë atentateve shpëtuar, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

    Asokohe Gentian Bejtja mbeti i plagosur. Po ashtu i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë, ku edhe në atë kohë mbeti i dëmtuar.

    Bejtja rezulton person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale në krime kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

    Bejtja njihet si miku i ngushtë i Enver Stafukës, personazh i njohur i botës së krimit, i rrëmbyer nga një skuadër “policore” dhe i zhdukur në rrethana të dyshimta në shkurt të vitit 2015.

    Por kush është Gentjan Bejtja?

    Ai është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Të dy u arrestuan nga policia një ditë pas vrasjes së kryekomisarit. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016, ndërsa ka edhe precedentë penalë në krimet ndaj pronës.