04/05/2024
Lajme Maqedoni

Ziadin Sela i beson Naim Bajramit Zonën 1: Na priftë e mbara!

    Naim Bajramit i është besuar Zona 1. Ai do të kandidojë me numrin 4 në zgjedhjet e 8 majit.  Këtë e ka bërë me dije vetë Bajrami përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Teksa ka falenderuar kreun e ASH-së Ziadin Selën për besimin që i ka dhënë, Bajrami thekson se ashtu si deri më tani do të shënojë të tjera suksese në të mirë të qytetarëve.

    Postimi i Bajramit:

    I nderuar që mora besimin e Kryesisë së partisë, Kryetarit Ziadin Sela dhe strukturave lokale në Shkup, që në zgjedhjet e 8 Majit, të garoj në njësinë e parë zgjedhore si kandidat i Aleancës për Shqiptarët në listën e Frontit Evropian. Në listë do të jem numër katër (4) në radhitje. Ashtu si edhe deri më tani do të jem nevojtar për mbështetjen tuaj, për të shënuar suksese të reja në rrugetimin tonë të përbashkët. Besimi juaj paraqet përgjegjësi për mua. Na priftë e mbara!