18/05/2024
Lajme Maqedoni

EMRAT/ Bilall Kasami “lë me gisht në gojë” Taravarin në Zonën 6, BESA gllabëron LISTËN

    Zona 6 si duket është gllabëruar nga Bilall Kasami. Nga lista e publikuar vihet re që “ASH” ka vetëm tre kandidatë të cilët kanë numrat 3, 4 dhe 7.

    Si rrjedhojë largësia në lista është tepër e madhe duke bërë që VLEN në këtë zonë nuk ka asnjë kandidat fitues nga Arben Taravari, apo nga ata që ish-kreu i ASH-së pretendon se janë të Aleancës.

    Bilall Kasami është ai që kryeson listën, më pas është Bekim Qoku i Vetvendosjes dhe më pas vjen Mimoza Musa me numrin 3, ndërsa me numrin 4 Halil Snopçe.

    LISTA:

    1.Bilall Kasami – BESA

    2.Bekim Qoku – VV

    3.Mimoza Musa – ASH

    4.Halil Snopçe – ASH

    5.Fatmir Limani- BESA

    6.Saranda Imeri – LD

    7.Sadik Sulejmani-ASH

    8.Alternativa ?

    9.Adnan Azizi – BESA

    10.Kaltrina Beqiri – BESA