Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Finlandë ku një fëmijë 12-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në shkollë.
Si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën një 12-vjeçar dhe mbetën të plagosur dy të tjerë. Mes të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare e Kosovës. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Jashtme e Kosovës, teksa thuhet se vajza është në gjendje të rëndë.
“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.
Këtë të martë, një nxënës 12-vjeçar në një shkollë në Finlandë ka vrarë një fëmijë dhe ka plagosur dy të tjerë. Mes dy të plagosurve është edhe vajza nga Kosova. Reuters ka raportuar se gjendja e të plagosurve nga ky sulm paraqitet e rëndë”, njofton ministria e Kosovës.
Sulmuesi i dyshuar, po ashtu i moshës 12 vjeçare, është ndaluar nga policia. Oficerët u thirrën për incidentin në shkollën Viertola në Vantaa pak pas orës 9 të mëngjesit me kohën lokale të martën.