17/05/2024
ShowBiz

Vdes babai i Sara Gjordenit, modelja shan ndjekësit: Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb shpirti

    Babai i ish-banores së Big Brother Vip Sara Gjordenit, Artur Gjordeni ka ndërruar jetë ditën e sotme.

    Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë Sara me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se babai i saj prej më shumë se 20 vitesh vuante nga një sëmundje e pashërueshme në stomak.

    Dy fjale për dashamirësit e mi përpara se te marr kohën time për tu qetësuar: Artur Gjordeni vuante prej mese 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut. Këtë mund ta konfirmoje lehtësisht çdo mjek i mundshëm i spitalit rajonal Berat, pasi aty kurohej prej me shume se dy dekadash rregullisht.

    Nëse nuk keni informacione mbi shkakun e tij te vdekjes, mos hidhni akuza absurde. Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi i parikuperueshëm i stomakut dhe mëlçisë. Te afërmit e tij e prisnin ketë dite prej muajsh…

    Vërtete ai nuk beri asnjë përpjekje 27 vjet te ishte pranë meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga Unë, ashtu edhe ju! Për ata te hedhin vrer edhe ne një dite te tille kaq delikate, kam vetëm dy fjale nga shpirti:

    Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb me shume! Hallet e mia ju rrafshin neser mbi koke te vendosni te ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime. ZOTI NA SHEH TE GJITHEVE”, shkruan ajo ndër të tjera.

    Kujtojmë që Sara nuk ka pasur një marrëdhënie aspak të mirë me të atin. Ajo pas daljes nga Big Brother rrëfeu se të atin nuk e kishte njohur dhe se ky i fundit i kishte braktisur së bashku me nënën.

    Më pas doli i ati i Sarës, i cili përgënjeshtroi deklaratat që ish-konkurrentja ka bërë në media.