05/05/2024
Kosovë

Xhudistja Distria Kransiqi shpallet kampione e Evropës

    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e saj të dytë të artë në karrierë pasi është bërë kampione e Evropës në Kampionatin Evropian të Xhudos.Krasniqi në finale e mundi nënkampionen olimpike, Odette Giufrida, ndërsa Distria shënoi katër fitore në kategorinë -52 kilogram.