05/05/2024
Lajme Maqedoni

VIDEO/ “Po humbëm VLEN do të tërhiqet”, ja çfarë thoshte Arben Taravari para zgjedhjeve presidenciale

    Ditën e djeshme, Maqedonia e Veriut pati zgjedhjet presidenciale ku një humbje e madhe u shënua për koalicionin opozitar “VLEN”. Si rrjedhojë këtë të enjte pritej që Arben Taravari të mbante fjalën dhe të tërhiqej, por si në çdo gjë tjetër edhe kësaj here ai vërtetoi edhe njëherë që nuk duhet t’i zihet besë.

    Kujtojmë se javë më parë në një deklaratë për mediat ai tha se nëse “VLEN” do të humbasë zgjedhjet atëhere do të tërhiqen. Por, mesa duket kjo deklaratë është harruar shpejt!

    “Tani kemi dy kampe politike. Kushdo që humb unë mendoj se duhet të tërhiqet. Ne jemi të gatshëm për këtë”, ka thënë ai.