16/05/2024
Maqedoni

VLEN tubimin përmbyllës në Tetovë – Fronti Europian e quan provokim: Të rishikojnë vendimin e tyre dhe të zgjedhë një datë tjetër

    Dy taborët shqiptare në zgjedhjet parlamentare, do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në Sheshin e Tetovës, në të njëjtën datë dhe orë dhe për këtë ka reaguar Fronti Europian.

    Fronti Europian janë shprehur të shqetësuar që siç thonë, për vendimin e papritur të opozitës për tubimin përmbyllës dhe shtojnë që përveç shkeljeve të parimeve, është edhe një provokim.
    “Ky veprim i opozitës, i cili u bë publik vetëm sot, nuk është vetëm një shkelje e qartë e parimeve të mirëkuptimit dhe koordinimit që duhet të mbizotërojnë në aktivitetet politike, por gjithashtu paraqet një provokim të panevojshëm që mund të rrezikojë sigurinë dhe qetësinë publike”, thotë Fronti Europain.

    Ata kërkojnë nga opozita rishikimin e vendimit dhe të vendosin për një datë tjetër të aktivitetit në Tetovë.

    “Ne kërkojmë që opozita të rishikojë vendimin e tyre dhe të zgjedhë një datë tjetër për aktivitetin e tyre, në mënyrë që të dyja palët të mund të shprehin lirshëm dhe pa pengesa qëndrimet dhe programet e tyre. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në tubimin tonë, dhe bëjmë thirrje për një zgjidhje të qetë dhe të përgjegjshme që respekton të drejtat dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve”, thuhet tutje.