16/05/2024
Shqipëri

Aksident me vdekje, 65 vjeçari përplaset nga traileri

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Milot -Fushë-Krujë. Mësohet se viktima është shtetasi Hamit Gabili, 65 vjeç nga Kruja.

    Sipas policisë, 65 vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën, teksa është përplasur nga një trailer në rrugën e fabrikes se çimentos.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e komisariatit, ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjar