29/04/2024
Futboll Sport

VIDEO/ Rrahmani fantastik, kapiteni i Kosovës shënon gol në derbin e shqiptarëve

    Amir Rrahmani ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen që ekipi i tij, Napoli po luan në transfertë përballë Sassuolos. Sfida e vlefshme për javën e 21-të të Serie A, po udhëhiqet nga napolitanët me rezultatin 1-2.

    Teksa ishte pikërisht kapiteni i përfaqësueses së Kosovës që shënoi golin e parë për të tijët, që nisi edhe përmbysjen. Pas një topi të marrë nga Anguissa, goditja e Rrahmanit në minutën e 29’ rezultoi e saktë dhe topi shkoi në fundin e rrjetës.

    Përveç Rrahmanit, një tjetër shqiptar është në fushë. Nedim Bajrami është gjithashtu titullar, por me fanellën e Sassuolos.

    Goli i Rrahmanit. (KLIKO KETU PER VIDEO)