04/05/2024
ShowBiz

VIDEO/ Erjola bën rrëfimin tronditës: Kam tentuar t’i bëj keq vetes për dashurinë, pashë fundin në spital

    Banorja e Big Brother Vip, Erjola Doçi, ka rrëfyer një episod aspak të këndshëm të jetës së saj. Teksa ishte duke biseduar me banorin tjetër të shtëpisë, Jetmirin, moderatorja ka treguar se si para dy vitesh ka tentuar që ti bënte keq vetes për shkak të një personi që ka dashur.

    Sipas Erjolës se në momentin që e ka gjetur veten duke prekur fundin në dyert e spitalit gjëja e vetme që i dilte para ishte fytyra e së ëmës.

    Edhe më herët ajo e ka përmendur këtë person që ka lënë shenja të forta në jetën e saj.

    Erjola: Kam tentuar ti bëj diçka vetes time për dikë. Ka qenë shumë e vështirë, e kam parë veten…

    Jetmiri: Sa vjeç ke qenë?

    Erjola: Adulte. Para dy vitesh.

    Jetmiri: Interesante. Ke dashuruar apo jo?

    Erjola: Po. Është i njëjti person që lidhet me linjën time të jetës. Ta shikosh veten duke prekur fundin në dyert e spitalit është shumë e shëmtuar. Po më dilte vetëm fytyra e mamit.

    Jetmiri: Normalisht…

    Erjola: Po njeriu ndonjëherë arrin ekstreme…