18/05/2024
Lajme Maqedoni

VIDEO/ Bilall Kasami i quan HULIGANË dhe EKSTREMISTË tifo grupin Shvercerat e Shkupit dhe Ballistët e Tetovës!

    Bilall Kasami në një intervistë të dhënë së fundmi për një nga mediat në Shqipëri nuk ka kursyer shqiptarët e Tetovës dhe Shkupit.

    Gjatë fjalës së tij Kasami i ka quajtur huliganë dhe ekstremistë tifo grupin Shvercerat e Shkupit dhe Ballistët e Tetovës.

    Ai madje ka shtuar se një prej tyre është edhe Artan Grubi.

    “Nën udhëheqjen e Artan Grubit. Një lider i tifo grupit në Shkup një huligan sot është kryefjala e politik bërjes në Maqedoninë e Veriut.

    Artan Grubi ka qenë udhëheqësi i grupit të tifo grupit të Shvercerave të Shkupit, i njohur për qasjen huligane dhe ekstremiste brenda grupit”, dëgjohet të thotë Kasami, shkruan news33.tv