05/05/2024
Rajon

DETAJE TRONDITËSË/ Vrasja e 2-vjeçares, autorët s’tregojnë vendin ku kanë hedhur trupin e vogëlushes

    Zhdukja e 2-vjeçares, ngritja e autoriteteve në këmbë, kërkimet e shumta dhe në fund konfirmimi i vdekjes së saj kanë qenë kryefjala e lajmeve në Serbi, që kur Danka u zhduk teksa po luante në shtëpinë e gjyshit të saj 10 ditë më parë.

    Më herët dy persona ranë në pranga, të dy të moshës 50-vjeç, pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët me makinën e pastrimit kanë tërhequr zvarrë të voglën. Më herët në një reagim zyrtar policia bëri me dije se të dy burrat kanë pohuar se kanë goditur Dankën me makinën e tyre.

    Ndërkohë, së fundmi edhe dy të tjerë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë ndihmuar autorët të zhvendosin trupin nga zona ku e kishin fshehur fillimisht, në një vend tjetër.

    Ministria e Brendshme serbe shpjegoi se bazuar në provat fillestare vogëlushja ishte goditur nga makina disa minuta pasi kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve.

    Arrestohen dy bashkëpunëtorët në vrasjen e 2-vjeçares

    Sipas ministrisë drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit pasi e goditën të voglën fshehën trupin e tyre. Mirëpo, si duket ata janë ndihmuar dhe nga ty persona të tjerë. Autorët e dyshuar deri më tani ata mësohet se ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrit. Sipas policisë, të dyshuarit janë punonjës të ujësjellësit dhe ishin në orar pune kur përplasën vajzën. PAsi e goditën, ata e futën të voglën në bagazhin e makinës.

    “Babai i vajzës e ndaloi makinën e tyre dhe i pyeti nëse e kishin parë vajzën dhe ata i thanë jo. Njëri prej tyre më vonë iu bashkua vullnetarëve në kërkim të 2-vjeçares”, tha gjatë deklaratës së dhënë një ditë më parë për mediat, ministri i Brendshëm serb, Bratislav Gasiç.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 Mars, ndërkohë policia është ende në kërkim të turpit të vajzës, pasi deri më tani asnjë nga të arrestuarit nuk ka treguar se ku e kanë fshehur.