08/12/2024
Shqipëri

Raporti i Europolit/ Shqiptarët pjesë e 50 rrjeteve kriminale që “zhvatin” qytetarët në Europë

    Në raportin e Europol i cili analizon mbi 800 rrjete kriminale dhe 25,000 individë bazuar në të dhënat nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe 17 vende të treta, duke përfshirë aktivitete kryesore kriminale si trafiku i drogës, kontrabandimi i emigrantëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore rezulton se shqiptarët janë kryesisht pjesë e organizatave kriminal të trafikimit të drogës.

    Të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe 17 nga vendet partnere të Europol-it kontribuan me të dhëna për të identifikuar rrjetet kriminale më kërcënuese në Evropë.

    Sipas raportit të Europolit, shqiptarët hyjnë në listën e pesë rrjeteve kryesore kriminale të trafikut të kokainës në Europë, bashkë me belgët, holandezët, italianët dhe spanjollët.

    Por gjithashtu nga të dhënat e raportit rezulton se shqiptarët janë pjesë e organizatave kriminale të cilat mashtrojnë në internet, për shembull Call Center.

    Shqiptarët përmenden edhe në skema të mashtrimit në internet, kryesisht në mashtrime investimesh.

    Skema të tilla janë specialiteti i 50 prej rrjeteve kriminale më kërcënuese dhe siç janë goditur edhe në Shqipëri njihen si mashtrime me Call Center.

    Rrjetet kriminale i joshin viktimat në lloje të ndryshme të skemave të mashtrimit në internet, kryesisht në mashtrime investimesh. Skema të tilla janë specialiteti i 50 prej rrjeteve kriminale më kërcënuese dhe siç janë goditur edhe në Shqipëri njihen si mashtrime me Call Center.

    Kjo mënyrë mashtrimi çon në qindra miliona euro fitim në një periudhë të shkurtër kohore. Një shumëllojshmëri e gjerë kombësish janë të përfshira dhe përveç shqiptarëve mashtrues janë edhe belgët, francezët, gjermanët, italianët, portugezët, britanikët, izraelitët dhe ukrainasit. – shkruan raporti.

    Ndërsa sa i përket përfshirjes së shqiptarëve jashtë BE, ata operojnë edhe në Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe brenda vendit tonë. Sipas raportit, rrjetet kriminale të përqendruara në Shqipëri janë të përbëra ose vetëm nga shqiptarë, ose nga shqiptarë të kombinuar me kombësi të tjera si belge, holandeze, franceze, greke, italiane dhe serbe. Në mbi gjysmën e këtyre rrjeteve kriminale, shqiptarët janë kombësia dominuese.

    Për çudi, numri i rrjeteve kriminale me shtetas të Amerikës Latine është i kufizuar, vende nga ku vijnë sasi të mëdha të kokainës, por këto rrjete shpesh drejtohen nga shqiptarë dhe Europianë të tjerë. Por, numrin e ulët të rrjeteve kriminale me anëtarë kyç nga Amerika Latine dhe Karaibet, raporti e shpjegon si një tregues se kriminelët nga këto rajone aktualisht nuk ushtrojnë ndikim të rëndësishëm në tregjet kriminale të BE-së.

    Trafiku i drogës zë hapësirën kryesore të të gjitha grupeve kriminale dhe zë gjysmën e tyre. Shumica e këtyre rrjeteve që përfshihen në aktivitete të trafikut të drogës janë raportuar nga pothuajse të gjitha shtetet e BE-së dhe më shumë goditje e operacione janë bërë në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë, ndërsa jashtë BE-së, me vendet e Amerikës Latine, të vetmet që hyjnë në listë janë Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar.