10/05/2024
Botë

VIDEO/ Aksidentohen prindërit e ministrit të Arsimit, makina bëhet copash, i ati në gjendje të rëndë

    Prindërit e ministrit izraelit, Haim Bitonit, janë përfshirë në një aksident automobilistik mbrëmjen e kësaj të shtune në Jerusalem.

    Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë babai i ministrit, ndërsa nëna e tij ndodhet në një gjendje stabël.

    Në aksident është përfshirë automjeti i Bitonit, mirëpo ministri nuk ndodhej në mjet në ato momente. Sipas policisë, automjeti ka përplasur një autobus në lagjen Ramot të Jerusalemit.

    Ndërkohë, nga pamjet që po qarkullojnë në rrjet shihet mjeti i ministrit i cili është shkatërruar plotësisht.