12/05/2024
Maqedoni

Ali Ahmeti nga Dollneni: Fronti Europian i fortë si çelik, më 8 maj thellojmë fitoren me numrin 4 (FOTO)

    Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti pas Kërçovës, me bashkëpunëtorë ka takuar edhe qytetarët e Krushevës si dhe vendbanimet si Debresh, Zhitoshë dhe Borinë të komunës së Dollnenit.

    Më përfaqësues legjitim se ne askush nuk ka qenë, tash jemi akoma më të fortë me Frontin, duhet të gjithë të bëhemi bashkë dhe të jemi të sigurtë se jemi vëllezër bashkë, u shpreh kështu Ahmeti.

    Punët janë aq të ngarkuara por ju premtoj se përsëri në secilin vendbanim do të vij, kam qenë dhe do të vij përsëri. Për herë të parë ndodh që të marim gjithë pas neve, boshnjakët, turqit. Pse i marim tash? Sepse jemi bë të fortë, për angazhimin e çështjes shqiptare kemi pasur shumë angazhime, e tash ky Front është ndërtuar si çelik, jo vetëm për këto zgjedhje por në vazhdimësi edhe për zgjedhjet e rradhës. Më përfaqësues legjitim se ne askush nuk ka qenë, tash jemi akoma më të fortë me Frontin, duhet të gjithë të bëhemi bashkë dhe të jemi të sigurtë se jemi vëllezër bashkë. Kemi edhe shumë punë për të bërë dhe ky bashkim është bërë sepse rajoni duhet të ketë stabilitet, kemi luftë gjithandej si në Ukrainë e Lindje të Mesme, ne duhet të zgjidhim problemet me vendet fqinjë. Asgjë nuk e gjenë vendin nëse i vendosim bullgarët si kategori kushtetuese, Marrëveshja e Ohrit nuk i bëri asgjë keq vendit, tha kryetari i BDI Ahmeti