07/11/2024
Shqipëri

U vra me breshëri plumbash para syve të djalit, del foto e shqiptarit i vdekur në makinë

    Atentati i mbrëmjes të 9 prillit përgjaku qendrën e Athinës, ku me breshëri plumbash u ekzekutua Roan Brahimi, i cili njihej si armiku i përbetuar i Ervis Martinajt.

    Së fundmi mediat greke kanë publikuar edhe foton e Brahimit të vrarë. Në momentin e ngjarjes Brahimi ishte duke udhëtuar me një makinë luksoze Mercedes Benz A Class, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Katerina Beqos, ku drejt tyre u qëllua me breshëri plumbash.

    Siç shihet dhe në foto Roan Brahimi humbi jetën në automjetin e tij, ndërkohë partnerja fatmirësisht i shpëtoi plumbave. Si duket shënjestra e autorëve ka qenë e qartë.

    E gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi para syve të djalit të vetët të Brahimit. I vogli ishte duke luajtur në rrugë bashkë me fëmijët e tjerë, duke pritur babain dhe nënën të shkonin ta merrnin, por vetëm pak momente më pas pa teksa atë ia vranë para syve. Roan Brahimi është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë prekur njerëzit e afërt të biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili edhe vetë rezulton i zhdukur pa gjurmë.