20/05/2024
Kosovë

Osmani bëhet pilote, e mëson amerikani që shërbeu në Kosovë (VIDEO)

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Osmani, me këtë rast ka vizituar kompaninë e helikopterëve Bell në Teksas, ku mori mësimin e parë në pilotim të helikopterit.

    “Në Fort Worth të Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, shkroi Osmani në rrjetin e saj social në Facebook.

    SHIKO VIDEON KETU: