17/05/2024
Shqipëri

Tonditëse/ Dhunohen për vdekje dy të moshuar (EMRAT)

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bodrishtë të Dropullit ku një çift të moshuarish janë gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë.

    Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup.

    Policia ka shkuar në vendngjarej ku po kryehen hetimet e para në lidhje me këtë ngjarje tronditëse, ndërsa dyshimet e para janë se dhuna ndaj të moshuarve ka ardhur pasi janë grabitur. Policia njofton se nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

    Njoftimi zyrtar i policisë:

    Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

    Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.