17/05/2024
Maqedoni

Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare

    “Sot Tirana nderon një shqiptar, ndër më të mirët e historisë kombëtare”.

    Kështu u shpreh Kryeministri i Shqipërisë, EdiRama në fjalën e tij sa i takon nderimit të Ali Ahmetit me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”.

    “Kam hedhur fjalë në letër sepse zakonisht nuk flas shkurt. Kisha frikë se mund t’u mbaja me orë të tëra duke folur për figurën, personalitetin dhe karakterin e Ali Ahmetit. Është një shqiptar, ndër më të mirët, ku vite më parë iu ngjit maleve të rezistencës”.

    Rama ka theksuar ndër të tjera se “pa Ali Ahmetin shqiptarët e RMV-së nuk do ishin në ditët më të mira, as nuk do kishin një pluralizëm të tillë”.

    “Është ende herët për tu shkruar historia e kësisoj shqiptari ndër më të mirët, por nuk është herët të thuhet se ndër shqiptaret e kësaj kohe, ndër të cilat shkëlqe edhe ndryshimi rrënjësor i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti është mjeshtri më i madh i përdorimit të armës së demokracisë për të afirmuar subjektivitetin tonë kombëtar”, ka ritheksuar Rama.

    Nga ana tjetër, kryebashkiaku Veliaj ka thënë se Ahmeti është “modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë”, gjurmëlënës.

    “Disa i hyjnë politikës duke bërë kryevepra. Këta janë ata që bëjnë historinë, dhe Ali Ahmeti është modeli i këtij politikani”, ka shtuar Veliaj.

    Ndërkohë, vetë Ahmeti u shpreh gjatë fjalës së tij se “kjo është Tirana e Adem Jasharit. Kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit dhe Gjergj Krasniqit. Shqipëria ka qenë e varfër, por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj”.

    Pas shpalljes si qytetar nderi i Tiranës, ai ka thënë se “Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër”.

    “Ne e kemi nisur bashkimin e tokave shqiptare, por rrethanat ndryshuan. Nëna Shqipëria ka qenë e varfër, por ne na ka mbajtur ngrohtë”.

    Ndërsa vetë Ahmeti ka thënë se “kjo është Tirana e Adem Jasharit. Kjo është Tirana edhe e Zahir Pajazitit dhe Gjergj Krasniqit. Shqipëria ka qenë e varfër, por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj”.

    “Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër. Ne e kemi nisur bashkimin e tokave shqiptare, por rrethanat ndryshuan”.

    Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës ka miratuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

    Ky titull i akordohet në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

    Ahmeti është një prej figurave më të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore të Ballkanit Perëndimor.

    Ai njihet si njeriu i punëve të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

    Është pagëzuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë. Propozimi për shpalljen e tij qytetar nderi është bërë mbështetur në rolin e tij si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku ai luajti një rol kyç në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001.

    Po ashtu, në vlerësim të rolit të tij si lider i partisë BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim), duke ndihmuar në përpjekjet për të zgjidhur konfliktet etnike dhe për të ndërtuar një shoqëri më të harmonizuar dhe më të bashkuar.

    Kontributi i Ahmetit reflekton vlerat e përbashkëta shqiptare për respekt dhe mirënjohje ndaj atyre që kanë dhënë kontribut në promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit të shqiptarëve në politikën rajonale.

    Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

    /Albanianpost.com