17/05/2024
Shqipëri

Djali i kërkoi para për drogë, nëna tenton t’i japë fund jetës me ilaçe

    Një 19-vjeçar është arrestuar së fundmi në Tiranë pasi është konfliktuar me nënën e tij dhe kjo e fundit ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar disa medikamente.19-vjeçari Henri Breçani, i cili dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike thuhet se i ka kërkuar para mamasë për drogë. Por ajo s’ka pranuar t’ia japë dhe pas konfliktit me djalin ka konsumuar disa medikamente për t’i dhënë fund jetës.

    Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën në repartin e toksikologjisë. Ndërkohë që djali gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

    Një i afërm që ka dërguar nënën e djalit në spital, ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.