27/07/2024
Lajme Maqedoni

Si e parashikoi Feta Alimi ndarjen me Ziadin Selën? Kush janë njerëzit e ligë?

    Feta Alimi i cili deri së fundmi ka qenë mbështetës dhe përkrahës i zjarrtë i Ziadin Selës, u pozicionua krah koalicionit “Vlen”. Por, a ka qenë kjo ikje e paralajmëruar më herët? Sigurisht që po!

    Vetë Feta Alimi përmes një postimi në vit më parë ka shkruar për njohjen e tij me Ziadinin, për shokun të cilin kurrë s’do e linte në baltë. Madje, madje në postimin e tij ai ka përmendur dhe sulmet e “shtrigave”, ashtu si dhe ai i drejtohet, për ta ndare nga Ziadini.

    “Kur filluam të shnoçohemi e të njihemi filloi lufta e shtrigave, tani ndaj meje per te te goditur prap ty, por në mënyrën e tyre, siç e kanë zakon që të na turpërojnë”, shkruan ndër të tjera Feta Alimi, të cilin sot kanë arritur që ta ndajnë nga Ziadin Sela dhe ta turpërojnë!

    Por, kush janë këta njerëz të ligë të cilët s’kanë rreshtur asnjëherë së punuari pas shpine?/ News33.tv