12/10/2024
ShowBiz

“I ka ngjarë Luizit”, Kiara Tito tregon për herë të parë emrin që kanë menduar për vajzën

    Kiara Tito ka zbuluar për hërë të parë emrin që kanë menduar sëbashku me Luiz Ejllit për vajzën e cila do vijë në jetë shumë shpëjt.

    E ftuar në emisionin e Bora Zemanit “Cherry On Top”, Kiara ka zbuluar se emri i vajzës së tyre do fillojë më shkronjën “L”, njësoj si babi Luiz Ejlli gjithashtu dhe gjyshi i Kiarës.

    Më pas moderatorja tregoi edhe se Luizi i ka thënë prej fillimit që të zgjedhë çfarë emër të dëshirojë për vajzën e tyre.

    “E kemi zgjedhur emrin pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrit, shkronjën e parë ekskluzive “L”. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën “L”.

    Në rrëfimin e saj, Kiara ka ndarë detaje nga muajt e saj gjatë pritej së ëmbël ku tregon se ka qenë shumë e ndjeshme, por edhe shumë e grindur aq sa falenderon Luizin që ka qëndruar i qetë dhe i duruar krahë saj.

    Me nota humori moderatorja shtoi se që nga ekoja e parë e bërë, duket se vajza “nuk i ka lënë gjë Luizit”.

    Duke treguar se kishte shtuar 25 kilogramë më shumë, Kiara tregoi gjithashtu edhe disa ‘siklete’ që i ka përjetuar gjatë gjithë këtyre muajve të shtatzanisë, duke nisur nga mënyra e fjetjes.

    “E kam shumë të vështirë të gjej një pozicion, mezi po pres pastaj kur të shtrihem të fle përmbys., më ka munguar. Luizi të gërrhiturat i ka shtuar pak si shumë kohët e fundit. Unë shkoj në sallon se nuk dua të më bezdisi. Përveç kësaj kam marrë edhe një jastëk super gjigand nga ato të shtatzanisë që e zë gjysmën e krevatit dhe nuk ka vend”– u shpreh Kiara Tito.

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli vazhdojnë të jenë dy emrat më të përfolur në medien rozë dhe një nga çiftet më të dashur për publikun. Ata u martuan në finalen e “Big Brother Vip 2” dhe më pas vazhduan lidhjen e dashurisë, të kurorëzuar në martesë jashtë.