18/05/2024
Lajme Maqedoni

Mickoski mesazh Taravarit e VLEN: Duam koalicion me ju

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë i ka dërguar mesazh koalicionit “VLEN” nga tubimi në Shkup në fillim të fushatës së kandidates për presidente Gordana Siljanovska.

    “Një mesazh për opozitën shqiptare – duam të bëjmë koalicion me ju, por edhe të respektojmë njëri-tjetrin si miq dhe bashkëqytetarë. Maqedonasit dhe shqiptarët dhe të gjithë të tjerët kanë të njëjtat probleme dhe sfida. Edhe djemtë edhe vajzat e tua po shpërngulen si ne. Të punojmë së bashku për një shtet me sistem në të cilin të gjithë do të kenë privilegje të barabarta, por edhe përgjegjësi”, tha Mickoski.