06/05/2024
ShowBiz

Shuhen shpresat për bebin që u shpëtua nga barku i nënës së vdekur

    Një lajm i trishtë ka ardhur nga Gaza. Foshnja e cila u shpëtua nga barku i nënës e cila kishte humbur jetën si pasojë e një sulmi me raketa, nuk ka mundur t’ia dalë.

    Sipas mediave të huaja mësohet se foshnja Sabreen al-Sakani, e cila u lind me prerje cezariane në një spital në Rafah, pak pas mesnatës të së dielës, nuk ka arritur që të mbijetojë.

    Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë foshnjën, ajo vdiq të enjten dhe është varrosur pranë nënës së saj.

    Mesnata e 20 prillit do të ishte tragjike për familjen al-Sakani në Rafah, ku Sabreen, së bashku me burrin e saj dhe vajzën do të vriteshin nga një raketë që ra në banesën e tyre, teksa ata ishin duke fjetur.

    Sabreen pësoi lëndime të mëdha, ndërsa burri dhe vajza 3 vjeçare humbën jetën në vend. Pavarësisht se nëna kishte marrë plagë të rënda, bebja në barkun e saj ishte ende gjallë.

    Menjëherë mjekët e çuan Sabreen në spital, ku mjekët kryen një prerje cezariane urgjente për të lindur fëmijën. Sabreen nuk mundi të shpëtohej, por mjekët punuan për të ringjallur foshnjën, duke i prekur butësisht gjoksin për të stimuluar frymëmarrjen.

    “Ajo ka lindur me probleme të rënda në frymëmarrja”, tha Dr Mohammed Salama, kreu i njësisë neonatale të urgjencës në Spitalin Emirati në Rafah, te dielën në mbrëmje.