06/05/2024
Botë

“Më quajti zezak”/ Mësuesi dhunon brutalisht studentin në mes të shkollës – VIDEO

    Një video ku shfaqet një episod dhune në ambjentet e një shkolle në SHBA ka bërë xhiron e rrjetit.

    Ngjarja ka ndodhur në Las Vegas, ku një mësues 27-vjeçar ka rrahur një student, i cili sipas dëshmive e ka quajtur “zezak”.

    Në pamjet e regjistruara duket mësuesi Requon Smith duke hedhur studentin në tokë, duke e goditur me grushte në shkollën e mesme Valley.

    Pasi videot u bënë publike, policia arrestoi mësuesin dhe nxënësin, ndërsa u konfirmua se mësuesi u hoq nga posti i tij dhe tani i ndalohet të jepte mësim në zonë.

    Sipas të njëjtave informacione, studenti po trajtohet në një spital lokal dhe po shërohet pas sulmit. Mësuesi 27-vjeçar akuzohet, ndër të tjera, për lëndim të rëndë të një studenti dhe mbahet me kusht prej 9 mijë dollarësh, ndërsa gjyqi i tij është caktuar për sot, të premten.