27/07/2024
Botë

Shembet autostrada, humnera “gëlltit” 18 makina, humbin jetën dhjetëra persona (VIDEO)

    Një pjesë e një autostrade është shembur në Kinën jugore duke lënë të paktën 24 persona të vdekur, teksa numri ka gjasa të rritet edhe më shumë. Shkak u bë shiu i dendur ditët e fundit në zonë.

    Tetëmbëdhjetë makina ranë nga boshëllëk, pasi u shemb një seksion i gjatë 17,9 metra i autostradë. Sipas një deklarate nga autoritetet në qytetin Meizhou në provincën Guangdong ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të orës lokale.

    Dëshmitarët i thanë mediave lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe, panë një vrimë të hapur disa metra të gjerë pas tyre dhe më pas kuptuan që autostrada po shembej.

    Video dhe fotot në mediat lokale treguan tym dhe zjarr në vendngjarje, me shinat e autostradës të pjerrëta poshtë në flakë. Makina e copëtuara mund të shiheshin edhe në shpatin që zbret nga autostrada. Provinca e Guangdong kanë parë shira rekord dhe përmbytje në dy javët e fundit, si dhe breshër.

    Sakaq, punëtorët e shpëtimit kanë dërguar rreth 30 persona në spital.