27/04/2024
Lajme Maqedoni

Sela – Taravarit: Nuk je në pozicion që të caktosh hapat e ASH-së

    Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, para mbledhjes së Kuvendit Qendror që po zhvillohet sot në Shkup, ka komentuar deklaratën e Liderit të kësaj partie – Arben Taravarit, i cili ditë më parë tha se nëse “Sela dëshiron të shkojë vetë në zgjedhje, le t’i sjell listat, unë i nënshkruaj”

    Sela tha se Taravari tashmë nuk e zotëron pozicionin si më parë, që të caktojë hapat e Aleancës për Shqiptarët, duke hedhur poshtë ofertën e dhënë.

    “Zotëri Taravari nuk është në pozicion që t’i caktojë hapat politik të Aleancës për Shqiptarët. Ka qenë dikur në këto pozicione, por u soll në mënyrë goxha të pashpjegueshme dhe të pakuptueshme”, tha Sela.