10/10/2024
Maqedoni

Sela për Taravarin: Unë e bëra Kryetar dhe më tradhtoi, përgjegjës për ngjarjen e prillit të 2017

    Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, ka thënë se ndihet i tradhëtuar nga ish- kreu i ASH-së, Arben Taravari.

    Gjatë fjalës së tij, Sela tha se ishte vetë ai që e bëri kryetar, teksa më tej vijoi duke thënë se Taravari ka gisht në ngjarjen e prillit të 2017-ës, shkruan news33.tv.

    “Ndihem i tradhëtuar nga ai natyrishtë që po se nuk di se si ta gjetë fjalën tjetër pasi që unë isha ai i cili e bërë Kryetar të Alenacës së Shqiptarëve dhe kjo fjala tradhëti tek ne është që përdoret shpesh sepse në brenda natës e bëjëm tradhëtar dhe patriot”, ka thënë ai.