11/10/2024
Kosovë Lajme Maqedoni

“Godet” Ziadin Sela: Kur Kurti hyri në zgjedhje s’pati kundërshtarë sepse të gjithë u burgosën

    Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela, ka folur për kryeministrin e vendit Albin Kurti për kontributin të cilin i’a ka dhuruar atij.

    Sela në emisionin “Politiko” në Kanal10, në një përplasje me komentatorin politik Blerim Gashi tha se në momentin që ka hyrë Kurti në zgjedhje dhe fitoi është sepse nuk ka pasur kundërshtarë sepse të gjithë u burgosën.

    “Në një ne duhet të flasim për situatën në Kosovë dhe Maqedoni dhe e dyta nëse flasim për këtë në kohen  kur ky hyri në zgjedhje s’pati kundërshtarë sepse të gjithë u burgosën apo edhe ky është një element”, ka thënë Sela.