22/05/2024
Lajme Maqedoni

Sela nga sheshi i Tetovës: Arben, erdhi koha t’i kthehesh profesionit tënd si mjek, ashtu siç kishe gjithmonë dëshirë

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Taravarit me këto rezultate po i plotësohet dëshira e tij që t’i kthehet profesionit si mjek.

    “Urime fitorja të gjithëve. Sa isha kryetar i ASH-së së bashkuar, Taravarin e bëmë ministër shëndetësie, e bëmë edhe kryetar komune, mirëpo ai thonte që prap kishte dëshirë t’i kthehet profesionit të mjekut. Me këto rezultate, Arben, po ta plotëosjmë edhe këtë dëshirë. Khehu tani në profesion”, deklaroi Sela.