08/11/2024
Lajme Shqipëri

Princ Leka rrihet nga ish-vjehrri dhe Elia Zaharia

    Princ Leka raportohet se është dhunuar të martën e datës 5 Mars 2024 në Tiranë, teksa ka shkuar në Oborrin Mbretëror për të takuar vajzën e tij të mitur. Atje, ai është përballur me gruan Elia Zaharia, me të cilën është në proces divorci dhe vjehrrin, Gjergj Zaharia.

    Ngjarja është raportuar në Policinë e Tiranës, kurse vetë Princ Leka ka përfunduar në Spitalin “Nënë Tereza” ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Lajmi raportohet nga Report TV dhe bëhet me dije se për rastin është depozituar kallëzim penal. Gjithashtu, përfaqësuesi i Oborrit Mbretëror në Shqipëria ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Policia, pasi ndihet i kërcënuar nga familjarët e bashkëshortes me të cilën është në proces divorci.