18/05/2024
Maqedoni

Parashikimi i motit për sot

    Meteorologët paralajmërojnë mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë me erë të dobët jugore për ditën e parë të fundjavës.

    Temperaturat minimale do të jenë mbi zero dhe do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë, ndërsa temperatura maksimale në pjesët jugore të vendit do të arrijë në 27 gradë Celsius.

    Në Shkup moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga jugu. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 26 gradë.