13/04/2024
Maqedoni

Parashikimi i motit për sot

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë erë e përforcuar (mbi 60 km/h) nga drejtimi juglindor, posaçërisht përgjatë Vardarit. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, të cilat vende vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 15 deri në 20 gradë.

    Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë Celsiusë.