27/07/2024
Maqedoni

PAMJE TË RËNDA/ “Nuk mund të marrë frymë”! Pamje të reja nga arrestimi i gazetarit Furkan Saliu

    Gazetari Furkan Saliu përmes portalit të tij PortaliX ka publikuar video materiale të reja nga arrestimi i tij të dielën gjatë një ndeshje futbolli të ligës së tretë në Kojnare të Shkupit, përcjell INA.

    Nga pamjet e publikuara shihet sjella brutale e njësiteve speciale, duke i shtrënguar fytin gazetarit Saliu, i cili klith se “nuk po mundem të marrë frymë”.