Në ditët në vazhdim nuk pritet ndryshim i dukshëm i motit, do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Nga e enjtja do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, njofton DPHM-ja.
Temperatura minimale gjatë mëngjesit do të jetë në interval nga 2 deri 12, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë 30 gradë Celsius.