18/05/2024
Shqipëri

PAMJE/ Shoferi i dehur merr përpara 6 anëtarët e familjes shqiptare, 23-vjeçarja përfundon në koma

    Një aksident i rëndë u shënua mesditën e kësaj të marte në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, ku si pasojë mbetën të plagosur 6 anëtarët e familjes Pishkashi. Mes të plagosurve është dhe një vajzë 23-vjeç, e cila ndodhet në gjendje kome në rrezik për jetën.

    Familja me 6 anëtarë kishin ndaluar në ambientet e një lokali rreth 30 m larg rrugës dhe kishin dalë nga mjeti i tyre, kur për një moment automjeti me drejtues shtetasin Jetmir Daci ka humbur kontrollin duke marrë para të gjashtë anëtarët e familjes Pishkashi.

    Si pasojë e aksidentit mbeti e plagosur rëndë 23-vjeçarja pasi e zuri mjeti poshtë. Ndërsa, vajza tjetër 10 vjeç mësohet se ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar edhe motra tjetër më e vogël, 6 vjeç. I plagosur ka mbetur edhe kryefamiljari dhe gjyshja e vajzave, të cilët po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumtë policia si dhe ambulanca. Pas aksidentit u bë i mundur shoqërimi për në Komisariat i 44-vjeçarit, Jetmir Dacit. Në testin e alkoolit Daci rezultoi se në momentin e aksidentit ka qenë i dehur në nivelin 0.40 mg/l.

    Pavarësisht aksidentit të rëndë ku mbetën të plagosur tre vajza, babai dhe gjyshja e tyre, shoferi po hetohet në gjendje të lirë.

    MOMENTI KUR SHOFERIT IU BË TESTI I ALKOOLIT

    PAMJE/ Shoferi i dehur merr përpara 6 anëtarët e familjes nëPAMJE/ Shoferi i dehur merr përpara 6 anëtarët e familjes në

    Burime për mediat bëjnë me dije se Artan Pishkashi ishte kthyer në Shqipëri për një arsye familjare, teksa është përballur me këtë aksident të rëndë.

    Ndërkohë, dëshmitarët kanë treguar për mediat se mjeti i cili drejtohej nga 44-vjeçari Jetmir Daci ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe si pasojë ka përfunduar më pas jashtë rruge duke shkaktuar dhe aksidentin tragjik.