04/05/2024
Kosovë

PAMJE TË RËNDA/ Momenti i frikshëm kur shoferi përplas dy të miturit në Kosovë

    Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Pejë, ku një veturë ka përplasur dy të mitur.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha për Insajderin se fëmijët kanë marrë lëndime të rënda dhe se njëri është dërguar në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në spitalin e Pejës.

    Ndërkaq drejtuesi i veturës me të cilën u goditën dy fëmijët është ndaluar për 48 orë.

    “Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbesorë. Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjeksor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të renda trupore”, tha Nikçi.

    Klan Kosova ka siguruar edhe pamje nga momenti kur ngasësi përplas me veturë dy të miturit, pamje këto që mund të shihni në videon e mëposhtme: