04/05/2024
Maqedoni

Osmani dënon sulmet e Iranit, por edhe të Izraelit në Gaza

    Kryediplomati Bujar Osmani, njëherazi edhe kandidat i Frontit Europian për President, ka dënuar sulmet e Iranit kunder caqeve izraelite, duke bërë thirrje për gjakftohtsi, ndërkohë që ka komentuar edhe rrethanat e rënda në Gaza.

    “Çdo dhunë është e dënueshme, qoftë nga Irani, Izraeli apo Hamasi”, ka deklaruar Osmani.

    “Ne e dënojmë këtë sulm ashtu siç i kemi dënuar sulmet e mëparshme dhe siç do t’i dënojmë sulmet e mundshme hakmarrëse të ardhshme që paralajmërohen. Fuqishëm e dënojmë këtë sulm, për shkak se minon përpjekjet për të stabilizuar situatën në rajon. Kujtojmë situatën shumë të vështirë të popullatës civile në Gaza, ku Izraeli mban përgjegjësinë e tij për vuajtjet e civilëve, të cilën ne gjithashtu e dënojmë”.