30/04/2024
Lajme Shqipëri

U përplas për vdekje nga shoferi i dehur në Qafë-Thanë, kjo është 24-vjeçarja që humbi jetën pas 5 ditësh në koma

    Vajza që shihni në foto është 24-vjeçarja e cila u nda nga jeta ditën e djeshme, pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”.

    E reja ndërroi jetë ditën e djeshme  në spitalin e Traumës në Tiranë aty ku dhe prej 5 ditësh ndodhej në koma. Bashkë me viktimën, mbetën të plagosur dhe tre anëtarë të familjes.

    Aksidenti i rëndë u

    U përplas për vdekje nga shoferi i dehur në

    24 vjecarja qe humbi jeten

    shënua mesditën e 9 prillit në aksin Prrenjas-Qafë Thanë ku si pasojë mbetën të plagosur anëtarët e familjes Pishkashi.

    Familja me 6 anëtarë kishin ndaluar në ambientet e një lokali rreth 30 m larg rrugës dhe kishin dalë nga mjeti i tyre, kur për një moment automjeti me drejtues shtetasin Jetmir Daci ka humbur kontrollin duke marrë para të gjashtë anëtarët e familjes Pishkashi.