27/07/2024
Shqipëri

“O ku ka si ti, o Shqipëria ime…” pamje emocionuese nga Athina, Rama publikon videokartolinën kuqezi

    Athina “u ndez flakë” të dielën! Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti takimin madhështor me emigrantët shqiptarë në Greqi.

    Stadiumi “Galatasi” u zbukurua i gjithi me flamuj kuqezi dhe gjuha shqipe kumbonte. Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë shqiptare e ka nisur pikërisht me këto pamje sa të bukura po aq dhe emocionuese.

    Ai ka publikuar videokartolinën nga Athina dhe u uron të gjithëve një javë të mbarë.

    “MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë kuqezi nga Athina, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.